I mbijetuari i masakrës së Reçakut: Çedomir Aksiq e njihte mirë terrenin e fshatit Reçak

I mbijetuari i masakrës së Reçakut, Ramë Shabani, ka thënë se i akuzuari për krime lufte, Çedomir Aksiq, e njihte mirë terrenin e fshatit Reçak

I mbijetuari i Masakrës së Reçakut, Ramë Shabani

I mbijetuari i masakrës së Reçakut, Ramë Shabani, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk është ftuar si dëshmitar në procesin e sotëm gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq.

Shabani ka thënë se i akuzuari Aksiq ka qenë i njohur për komunën e Shtimes, sepse kishte një funskion.

“Ai për komunën e Shtimes ka qenë i njohur para lufte dhe në luftë, sepse ka pasë funskion, ka qenë shef i ‘shumarëve’ në komunën tonë”, ka thënë Shabani.

Sipas tij, Aksiq e ka njohur mirë terrenin e fshatit Reçak. “Ai ka bërë masakër në Reçak, jo vetëm ai, por të gjthë serbët e komunës së Shtimes, për shkak se e ka njohur mirë terrenin, fshatin Reçak”, ka thënë tutje i mbijetuari i Masakrës së Reçakut.

Shabani ka shtuar se ditën kur ka ndodhur masakra, të gjithë serbët e Shtimes kanë qenë me maska.

“Të gjithë serbët e Shtimes atë ditë kanë qenë me maska, krejt kanë qenë me maska, jashtë Shtimes kanë qenë pa maska. Çdo deklaratë e kam dhënë kështu”, ka shtuar ai.

Ndërsa, për gjykimin në mungesë të të dyshuarit për krime lufte në Kosovë, Çedomir Aksiq, Shabani është shprehur se kjo është shumë për Kosovën. “Sot, pas 24 vjetësh, i dyti serb edhe ky në mungesë është shumë për shtetin tonë”, ka shtuar tutje i mbijetuari i masakrës së Reçakut, Ramë Shabani.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ka nisur gjykimi në mungesë ndaj Çedomir Aksiq-it, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Ky ishte gjykimi i parë në mungesë që nis në Kosovë.

Në këtë seancë fillestare, prezentë ishin avokati mbrojtës i Aksiq, derisa Prokuroria Speciale kishte thënë se pasi i kanë shterur të gjitha mundësitë që kanë pasur për të siguruar prezencën e të akuzuarit, por ka qenë e pamundur, duke treguar se në adresat e banimit në Kosovë nuk ka qenë i akuzuari.

Lexo dhe: Nis gjykimi në mungesë ndaj Çedomir Aksiq, akuzohet për krime lufte

Derisa, sipas prokurores, e njëjta ka ndodhur edhe në Serbi, sepse përmes zyrës ndërlidhëse e juridike ndërkombëtare, pas kërkesës që kanë bërë në përgjigjen që kanë marrë, ka qenë se i njëjti nuk ka qenë në atë adresë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika