Avokati, Virtyt Ibrahimaga, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj situatës së krijuar nga bllokimi institucional dhe deklarimeve të presidentes Vjosa Osmani se informacionet për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban janë shqetësuese dhe pavarësisht kësaj, ai është caktuar gjyqtar raportues për lëndën për rendin kushtetues.
Presidentja tërheq kërkesën nga Gjykata Kushtetuese, shkak gjyqtari serb Radomir Laban
Ibrahimaga thekson se bllokada institucionale është më e dëmshme se çdo dyshim për jo-lojalitet të ndonjë gjyqtari të vetëm të Gjykatës Kushtetuese.
“Bllokada institucionale është me e dëmshme sesa dyshimi për jo-lojalitet shtetërore të një Gjyqtari të vetëm të Gjykatës Kushtetuese.
E njëjta vlen edhe për antagonizmat a ashpra politike ndërmjet partive që momentalisht pengojnë formimin e institucioneve.
Bllokada institucionale e qon vendin ne një krize sistemi, e cila nuk rezulton vetëm me jo-stabilitet politik, por e godet zemrën e shtetit, funksionalitetin legjitimitetin e tij si dhe besimin në demokraci si sistem. Pasojat mund të jenë te pariparueshme.
Në një shtet të ri si Kosova, me histori të përpjekjeve të brendshme dhe të jashtme për të cenuar rendin demokratik, çdo krizë e shkaktuar nga brenda është një dhuratë për agjenda që nuk e duan shtetin funksional.
Bartësit e institucioneve dhe partive politike duhet të kuptojnë se:
• Bindjet personale nuk janë më të rëndësishme se institucioni që përfaqësojnë.
• Interesat momentale partiake nuk janë me të rëndësishme se shteti.
• Institucioni nuk është arenë e betejave të egra politike – është themeli i përbashkët i një shoqërie të lirë.
Kur një institucion dështon, nuk dështon vetëm një individ – rrezikohet vetë rendi kushtetues”, ka shkruar në Facebook, Ibrahimaga.