Policia kufitare e Kosovës identifikon dy automjete të vjedhura

Policia kufitare e Republikës së Kosovës ka identifikuar dy automjete të vjedhura nga viti 2010, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë

Ilustrim

Disa zyrtarë policorë nga Policia Kufitare e Republikës së Kosovës në pikëkalimin kufitar në Vërmicë kanë ndaluar për kontrollim një veturë të tipit BMW X6 të ngjyrës së zezë me targa të Shqipërisë.

Pas kryerjes së punës në mënyrë profesionale dhe dyshimeve të ngritura se në numrin identifikues të automjetit mund të ketë ndërhyrje mekanike, në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX-it janë kryer hetime dhe verifikime më të detajuara, lidhur me automjetin në fjalë dhe prejardhjen e tij.

Në njoftimin e Policisë thuhet se bazuar në të gjeturat dhe bashkëpunimin e Policisë me FRONTEX ka rezultuar se ky automjet është vjedhur në Itali në vitin 2010, dhe pastaj është falsifikuar dhe regjistruar në Shqipëri.

Foto e veturës BMW X6, ngjyrë e zezë

Gjithashtu, merret vesh se një automjet i njëjtë, me të njëjtin numër identifikues është në qarkullim në Itali.

Po ashtu, të martën e 24 majit, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët policorë kufitarë kanë kontrolluar veturën ( tjetër) BMW X6, ngjyrë e bardhë, me targa të Shqipërisë.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës njofton se pas verifikimeve të nevojshme në bashkëpunim me autoritetet dhe FRONTEX-in, është konstatuar se edhe ky automjet raportohet të jetë vjedhur në Itali në vitin 2010, përderisa merret vesh se një automjet i njëjtë, me të njëjtin numër identifikues është në qarkullim në shtetin e Lituanisë.

Foto e veturës BMW X6, ngjyrë e bardhë

Sipas njoftimit, lidhur me këtë çështje është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet ”vjedhje dhe falsifikim i automjetit”. Këto rastet adresohen te njësia kompetente për hetime të mëtejme.

Ndërsa, Policia e Kosovës njofton se mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas dhe efektiv të kufirit shtetërorë.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika