Idrizi i PDK-së thotë se e kërcënoi Meholli i LVV-së, rasti shkon në Polici

Kryetari i Vushtrrisë dhe kandidat për një mandat të ri nga PDK-ja, Ferit Idrizi, ka raportuar se është kërcënuar nga kundërkandidati i tij në balotazh, Sylejman Meholli i LVV-së.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke thënë se “sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një kanosje në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. Pas marrjes së informatës, policia ka shkuar në vendngjarje dhe aktualisht po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Idrizi ka thënë se kërcënimi ndodhi pas një debati që ai zhvilloi me Mehollin në Kallxo.com.

Ai dhe dëshmitarët kanë dhënë dëshmi në stacionin e policisë në Prishtinë.

“Bashkë me dëshmitarët tjerë, sapo kemi dhënë dëshminë në stacionin e policisë në Prishtinë. Rasti është në trajtim nga institucionet përkatëse. E dënoj këtë akt dhe ju kërkoj ndjesë për shqetësimin. Gara për Vushtrrinë duhet të mbetet garë idesh dhe projektesh, jo kërcënimesh. Unë do të vazhdoj të përfaqësoj secilin qytetar me përgjegjësi dhe dinjitet”, ka shkruar Idrizi.

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika