Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në Kosovë gjatë një viti regjistrohen mesatarisht 26 ditë me mjegull.
Sipas të dhënave të IHMK-së Prishtina ka mesatarisht 30 ditë me mjegull në vit, Prizreni 29 ditë, Peja 23 ditë, Ferizaji 21 ditë.
IHMK-ja ka shtuar se më së shpeshti mjegulla paraqitet gjatë muajve dhjetor deri shkurt, duke përbërë rreth 57% të ditëve me mjegull gjatë vitit.