IKShPK apelon ata që furnizohen nga Liqeni i Badocit që të mos e përdorin ujin për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se po vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për konsum nga njeriu dhe se analizat laboratorike të realizuara gjatë javës së fundit kanë treguar përqendrime të manganit që tejkalojnë kufirin e lejuar.

IKShPK-ja u bëri thirrje qytetarëve që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije, deri në njoftimin e radhës.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për konsum nga njeriu. Analizat laboratorike të realizuara gjatë javës së fundit kanë treguar përqendrime të manganit që tejkalojnë kufirin e lejuar prej 0.05 mg/L, sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2021 “Për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu”.

“Në zonën PR03 – Badoc, gjatë periudhës 08.09-15.09.2025, vlerat maksimale të manganit të regjistruara në ujin e pijshëm janë: Më 09 dhe 11.09.2025, vlerat maksimale të regjistruara kanë qenë 0.429 mg/L (Rr. Hyzri Talla) dhe 0.449 mg/L (Rr. Muharrem Fejza). Më 15.09.2025, vlera maksimale e regjistruar ka qenë 0.117 mg/L (Rr. Enver Maloku)”.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika