IKSHPK-ja bën thirrje të mos përdoret uji për pije nga liqeni i Badovcit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës që të mos përdorin ujin për pirje dhe përgatitje të ushqimit nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit për shkak të vlerave të rritura të Manganit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës, të cilët furnizohen me ujë nga nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit, “që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në njoftimin e radhës”.

Sipas IKSHPK-së, “Laboratorët e Qendrës së ujit në IKSHPK kanë bërë analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit nga uji i prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badovcit. Bazuar në rezultatet laboratorike del se ka vlera të rritura të Manganit”.

Më poshtë mund t’i lexonin zonat në të cilat ndalohet përdorimi i ujit për pirje dhe përgatitje të ushqimit.

“Qyteza e Gracanices, fshatrat e Gracanices qe furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet ‘Veterniku’, ‘Lagjet 038’ dhe te gjitha tjerat qe gravitojnë në brezin Gracanice – Prishtine, pastaj lagjet Qendresa, Qendresa Home, Swiss Village, fsh. Preoc, Cagllavice, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “kisha ne Matiçan” zonat ne drejtim te zonës industriale drejtimi per Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamise ne Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtesise, fshati ndërkombëtar, Mati rruga Muharrem Fejza me te gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga Enver Maloku, objektet ne lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc Prishtine, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vllezerit Gervalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazt”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore ne Bregun e Diellit zonat Qender dhe zonat tjera afër Qendres Tregtare ne brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërsa, IKSHPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që “t’i referoheni vetëm njoftimeve zyrtare të IKSHPK-së për këto të dhëna”.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika