IKSHPK-ja paralajmëron për rrezikun nga gjarpërinjtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për rrezikun nga gjarpërinjtë: Ja si të mbroheni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në natyrë, për shkak të rritjes së rrezikut nga kafshimet e gjarpërinjve.

Përmes një njoftimi në Facebook, IKSHPK-ja ka dhënë disa rekomandime për parandalimin e kafshimeve dhe mënyrën e reagimit në raste të tilla.

KU NDODHEN GJARPËRINJTË?

Në vende të thata dhe shkëmbore

Në pyje, në degë të drunjve, nën gurë, grumbuj drunjëve, apo rrënoja të vjetra

Pranë lumenjve, pusetave të ujit, liqeneve ose tokave bujqësore

KUR JANË AKTIVË?

Nga muaji maj deri në shtator, sidomos në ditë të nxehta

Rrinë gjatë të kamufluar/fshehur mirë duke pritur gjahun e tyre

Njeriu nuk është cak i kafshimit të gjarpërit, por nësë shkelet padashje ose ngacmohet, atëhere gjarpëri sulmon njeriun!

SI TË MBROHEMI:

VISHUNI SI DUHET

Veshje të gjata dhe çizme kur ecni në natyrë

Përdorni shkop për të kontrolluar shkurret apo gurët para se të hidhni hapin

ECNI ME KUJDES

Shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara

Mbani oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër – hiqni gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret ku gjarpërinjtë mund të strehohen

 NË MBRËMJE

Përdorni dritë dore gjatë natës në vende të errëta ose në natyrë

KUJDES:

Mos u afroni dhe mos u përpiqni të ngacmoni apo vrisni gjarpërinjtë

Mos fusni duart në vrima (në tokë apo në drunj të gjatë), nën gurë apo në shkurre

Mos ecni zbathur në natyrë

NËSE JU KAFSHON GJARPËRI:

1. Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë

2. Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës

3. Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore

KUJDES:

Mos e prekni apo preni vendin e kafshimit

Mos e thithni apo ndrydhni helmin nga vendi i kafshimit

Mos i vendosni rrip apo çfarëdo lloj lidhëse plagës së kafshimit

Kujdes! Shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, por kafshimi nga NEPËRKAT (gjarpërit më helmues në Evropë) mund të jetë i rrezikshëm pa trajtim!

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika