Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se cilësia e ujit në pishinën e Gërmisë është në përputhje me standardet e parapara.
IKSHPK njofton se mostrat e ujit të marra më 23 korrik janë analizuar dhe kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar sipas rregullores për pishina.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit në pishinën e Gërmisë.
Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Germisë të marra me datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina.
Me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, thuhet në njoftim.