Ilir Ferati: Frymëzimi ynë më i madh janë nënat, gratë dhe vajzat e Istogut

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me Forumin e Gruas në Gurrakoc, ku është pritur me mbështetje të madhe nga anëtaret e forumit dhe qytetaret e kësaj ane.

“Frymëzimi ynë më i madh janë nënat, gratë dhe vajzat e Istogut”, ka theksuar Ferati.

Ai ka shtuar se përkrahja e grave istogase është një shtyllë e rëndësishme e rrugëtimit të përbashkët për zhvillimin e komunës dhe forcimin e LDK-së në çdo cep të saj.

“Në Gurrakoc, bashkë me Shpresën dhe Forumin e Gruas, morëm mbështetje madhështore për rrugëtimin tonë të përbashkët për Istogun e LDK-së”, ka shkruar ai.

Ferati ka shprehur mirënjohje të veçantë për anëtaret e forumit, duke vlerësuar rolin e tyre të vazhdueshëm dhe përkushtimin në fushatën zgjedhore.

“Forumi i Gruas – Gurrakoc, faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme ✌🏻!”, ka shkrua Ferati.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika