Ilir Ferati: Gratë dhe vajzat, shtylla e shoqërisë dhe e së ardhmes sonë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim të veçantë me gra dhe vajza të komunës, ku është diskutuar roli i tyre i pazëvendësueshëm në familje dhe në shoqëri.

“Bashkë me Abetaren patëm kënaqësinë të takojmë gra e vajza të komunës së Istogut, me të cilat biseduam për rolin e tyre dhe rëndësinë e fuqizimit të gruas në çdo hap të jetës. Forca, mençuria dhe guximi i grave janë shtylla mbi të cilat qëndron familja, shoqëria dhe e ardhmja jonë”, ka shkruar në Facebook Ferati.

Ai ka shtuar se rrugëtimi i tij politik do të vazhdojë me mbështetjen e grave dhe vajzave të Istogut, duke i cilësuar ato si pjesë të pandashme të vizionit të tij për zhvillimin e komunës.

Postimin e tij Ferati e ka mbyllur me moton “#LDK113”.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika