Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat të ri, Ilir Ferati, është pritur nga qindra qytetarë në fshatin Banjë.
Ferati nga aty u zotua se Istogu dhe secili fshat i tij vazhdon të mbajë besimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, njofton Dukagjini.
“Unë jam sot para jush me nderin më të madh dhe privilegjin më të madh që kam marrë para 4 vitesh – besim e drejtpërdrejt qytetarë, besimin për të udhëhequr një komunë e jo cka do komunë. Përtej kësaj, mendoj që në secilin takim e sidomos në Banjë e kam ballin hapur për kërkesë shtesë fillimisht si nip e dyta si një kryetar që garon edhe për një mandat e treta si i ri që jam munduar me i ofru shërbim secilit që ka trokitë në derën e zyrës së Kryetarit të Istogut”, tha Ferati.