
Kryetari i Istogut dhe njëherësh kandidati për një mandat të ri në krye të komunës, Ilir Ferati, ka vizituar fshatin Studenicë, ku është pritur nga familja Sadikaj.
Gjatë takimit, Ferati shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe mbështetjen e banorëve, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.
“Në Studenicë, familja Sadikaj na priti me entuziazëm. Gjetëm mbështetjen e këtyre njerëzve të mirë e kontribues për shoqërinë, të cilët dëgjuan planin tonë për katër vitet e ardhshme dhe na shpalosën nevojat e fshatit, në mënyrë që përditshmëria e tyre të zhvillohet edhe më mirë. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati.