Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me banorë të disa lagjeve të reja të qytetit, ku është diskutuar për punët e realizuara deri më tani dhe planet për katërvjeçarin e ardhshëm.
“U takuam me disa nga banorët e lagjeve të reja të qytetit. Diskutuam punët e kryera deri tani dhe projektet që na presin në katërvjeçarin e ardhshëm, projekte që do ta transformojnë Istogun në një qytet më modern e më të zhvilluar. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme ✌🏻!”, ka shkruar Ferati në Facebook.
Ai ka theksuar se vizioni i tij mbetet zhvillimi i Istogut përmes projekteve konkrete që synojnë modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.