Ilir Ferati, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut edhe këtë vikend ka takuar të rinjtë e kësaj komune.
Ferati shprehet se tek rinia e Istogut sheh potencial për çka është zotuar se rrugëtimin do ta vazhdojnë bashkë, transmeton Dukagjini.
“Vikendet tashmë i kemi të rinisë. E ruajmë Lidhjen edhe me rininë, sepse janë tanët dhe e dinë mirë që jemi pasardhës të kësaj familjeje politike. Kënaqësi është t’ju dëgjoj, të shoh gjithë këtë potencial që po i ofroni Istogut, e për këtë shpalosëm programin tonë për ju, e dashura rini. Rrugëtimi ynë vazhdon për rininë!”, ka shkruar Ferati në Facebook krahas fotografive me të rinjtë e Istogut.