Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut edhe për mandatin e dytë, Ilir Ferati, mbrëmë është mirëpritur nga banorët e Zallqit dhe Drejës.
Ferati thotë se përkrahja që mori është forcë se LDK-ja është shtëpia jonë e përbashkët në çdo zonë, transmeton Dukagjini.
“Mbrëmë takuam disa nga banorët e Zallqit dhe Drejës. Besimi dhe përkrahja e tyre na japin forcë, sepse në çdo zonë LDK është shtëpia jonë e përbashkët. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati në Facebook.