Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata e Lartë i refuzon kërkesën për herën e tretë

Për të tretën herë, Gjykata e Lartë nuk ia hap derën e burgut Ilir Metës

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dështoi për të tretën herë të bindë Gjykatën e Lartë për ta nxjerrë nga qelitë e paraburgimit. Kjo gjykatë vendosi të mos pranojë rekursin e bërë nga Meta, kundër vendimeve të shkallëve më të ulëta, duke lënë të pandryshuar masën “arrest në burg”, të konfirmuar ndaj tij nga Apeli i Posaçëm më 17 korrik.

Shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Lartë u bë në Dhomë Këshillimi, mbi bazën e dokumenteve pa praninë e palëve. Më herët, Shkalla e Parë dhe Apeli i Posaçëm në vendimet përkatëse për të mos i dhënë liri Ilir Metës kanë arsyetuar se pozita e tij aktuale procedurale, i pandehur, justifikon qëndrimin e tij në qeli dhe në liri, për shkak të pushtetit dhe pozicioneve shtetërore dhe politike mund të ndikojë tek dëshmitarët.

Nga tetori i vitit të shkuar, Ilir Meta, nuk ka ndalur përpjekjet për zbutje të masës së sigurisë, por pa pasur sukses. Vetëm Gjykata e Lartë përveç së enjtes ka refuzuar rekurset e tij mbi masën edhe në shkurt dhe korrik 2025.

Dosja penale ndaj tij dhe të bashkë-pandehurve, ku Meta akuzohet për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme./A2CNN

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika