Imri Ahmeti: Dobraja e Madhe, bastioni ynë i pathyeshëm

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim madhështor me banorët e Dobrajës së Madhe, të cilin e përshkroi si një atmosferë triumfi dhe përkrahjeje masive.

Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti tha se besimi i qytetarëve në vizionin e tij është i palëkundur dhe se Dobraja tashmë gëzon projekte konkrete infrastrukturore.

“Sot, dita ishte për Dobrajën, dhe mbrëmja na gjeti sërish këtu, në një atmosferë të jashtëzakonshme, përplot entuziazëm dhe përkrahje. Ky takim madhështor dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur që qytetarët kanë ndaj vizionit tonë. Dobraja tashmë gëzon infrastrukturë të nevojshme, rrugë moderne, stadium futbolli, dhe shumë shpejt do të ndërtohet edhe çerdhja. Kjo mbështetje e fuqishme nuk është rastësi, por rezultat i modelit tonë qeverisës, të qartë dhe të dëshmuar për qytetarët. Prandaj, Dobraja e Madhe mbetet bastioni ynë i pathyeshëm”, ka shkruar Ahmeti.

Ai e cilësoi këtë përkrahje si një vulosje të fitores së tij dhe të LDK-së në Lipjan, duke theksuar se rrugëtimi i përbashkët me qytetarët do të sjellë projekte të reja për të ardhmen.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika