Imri Ahmeti nga Qylaga: Mbështetje e fuqishme për fitoren e 12 tetorit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka deklaruar se mbështetja e qytetarëve të Qylagës është e qartë dhe e pandalshme drejt fitores në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Sonte në Qylagë na pritën me mbështetje të jashtëzakonshme. Më të gatshëm se asnjëherë tjetër për fitoren e madhe që po vjen. Ata duan të vazhdojmë së bashku punët konkrete, jo kthimin pas”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai shtoi se me përkushtim dhe bashkëpunim do të vazhdojë vizionin për të ardhmen, duke falënderuar banorët për besimin e dhënë.

“Besimi i qytetarëve është themeli i fitores sonë”, u shpreh kandidati i LDK-së për Lipjan.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika