Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Jeta e Re, ku u prit me mbështetje të madhe.
Në një postim në Facebook, Ahmeti ka theksuar se besnikëria dhe përkrahja e qytetarëve janë dëshmi se puna e deritanishme do të vazhdojë edhe më tej.
“Kemi treguar se me përkushtim dhe punë konkrete, mund të realizohen projekte të mëdha, e kjo përkrahje e fortë është dëshmi se puna jonë do të vazhdojë. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!” ka shkruar ai.