Informatë e pasaktë nga Kurti, thotë se vizita e kryeministrit irlandez është e para ndonjëherë në Kosovë

Kryeministri, Albin Kurti gaboi në deklaratën e tij duke thënë se, Leo Varadkar ishte kryeministri i parë irlandez që vizitonte Kosovën. Në fakt, në vitin 2008, Kryeministri i asaj kohe i Irlandës, Brian Cowen, pati vizituar Kosovën

“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë”.

Kështu njoftoi kryeministri Albin Kurti, gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

Por, ai gaboi.

Ndonëse është e vërtetë që Varadkar erdhi sot në Kosovë, ai nuk është kryeministri i parë irlandez që ka vizituar Kosovën.

Në vitin 2008, Brian Cowen, atëbotë kryeministër i Irlandës, vizitoi Kosovën, respektivisht trupat paqeruajtëse irlandeze që po shërbenin në Kosovë.

Po ashtu, Cowen ishte takuar me ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi në Prishtinë.

“TAOISEACH (Kryeministri irlandez) Brian Cowen po zhvillon sot një vizitë para Krishtlindjeve në trupat paqeruajtëse irlandeze në Kosovë. Ai po shoqërohet në udhëtimin njëditor nga ministri i Mbrojtjes Willie O’Dea dhe pjesën më të madhe të ditës do ta kalojnë në selinë irlandeze, Camp Clarke”, shkruante para 16 vjetësh “Irish Independent”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika