Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka mbyllur përkohësisht një subjekt me veprimtari në sektorin e shitjes në Vushtrri, pas pranimit të një ankese anonime.
Gjatë inspektimit, u konstatuan kushte pune që paraqisnin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve.
“Gjatë inspektimit janë vlerësuar kushtet e punës dhe është konstatuar se ato paraqesin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve. Në bazë të kompetencave ligjore dhe me qëllim mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së punëtorëve, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të veprimtarisë punuese në këtë subjekt, deri në plotësimin e të gjitha masave të kërkuara”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.