Institucionet e Kosovës kërcënohen nga Lista Serbe me bojkotim

Lista Serbe, është duke kërcënuar me bojkotim të institucioneve të Kosovës, për shkak të shkarkimit të Drejtorit të Policisë për Mitrovicën e Veriut

Goran Rakiq





Rakiq e ka quajtur të turpshëm dhe të paligjshëm vendimin e Ushtruesit të detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, i cili e kishte shkarkuar Gjuriq-in, për shkak të refuzimit për ta zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për targat e paligjshme me masën qortuese.

“Dua të njoftoj opinionin se për të shtunën kam caktuar një takim urgjent të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës ku do t’iu propozoj që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga unë personalisht, por edhe nga vetëqeverisja lokale, nga prokuroria, nga gjykata, nga policia dhe nga të gjitha autoritetet tjera” ka njoftuar Rakiq.

Ai ka theksuar se Serbia për ta është nevojshme që të forcohen institucionet serbe në veri të Kosovës.

Është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, pasi i njëjti ditë më parë kishte deklaruar se refuzon ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës, për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.

Lajmin e ka bërë të ditur të enjten Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.

“Me datë 03.11.2022, u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare”, thuhet në njoftim.

Suspendohet drejtori policisë në veri

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika