“Integriteti i cenueshëm” i gjyqtarëve dhe prokurorëve vështirë të përcaktohet

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se është e vështirë që të merret si bazë “integriteti i cenueshëm”, për shkarkimin e ndonjë gjyqtari apo prokurori. Prandaj, ky ka qenë amandamenti i vetëm i rrëzuar nga Kushtetuesja. Vettingu, sipas njohësve të sistemit të drejtësisë në vend, është i domosdoshëm, derisa tregojnë për defektet kryesore që kanë përcjellë këtë fushë ndër vite

Tri nga katër amandamentet e vetingut, e kaluan testin e Gjykatës Kushtetuese.

Kështu, qeverisë së Kosovës i është hapur rruga që të përmbushë një nga reformat kryesore në sistemin e drejtësisë.

Amandamenti i vetëm i cili është vlerësuar jo në rregull sipas Kushtetueses, është ai i shkarkimit të gjyqtarëve apo prokurorëve, nën arsyetimin e “integritetit të cenueshëm”.

“Paqartësisë” dhe “paparashikueshmërisë” së formulimit të propozuar, përfshirë në kontekst të  mungesës së garancive të nevojshme procedurale që ndërlidhen me vlerësimin e “integritetit të cenueshëm”, si bazë e përhershme për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që propozohet në nivel të normës kushtetuese, Gjykata konstatoi që një formulim i tillë, rezulton në pakësim të të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata ka gjetur se tri amandamentet e tjera, të cilat ndërlidhen me kontrollin kalimtar dhe të përkohshëm të integritetit të zyrtarëve në drjetësi, amandamentet që propozojnë plotë, si dhe me dy çështje të tjera janë në rregull.

Kjo reformë, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, është e domosdoshme.

“Ne kemi shumë probleme në aspektin e dijes dhe fokusi do të duhej të ishte pikërisht në largimin nga sistemi i drejtësisë, i gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët kanë mungesa të mëdha ose elementare në dijen e tyre”, tha Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme.

Profesori Hasani thekson se kjo ka ndodhur për disa arsye.

“E para mungesa e llogaridhënies. Qe 20 vite kush nuk ka dhënë llogari për mungesën e dijes, nuk është penalizu, do të thotë nuk ka shku nga sistemi. Pastaj, ne për dhjetë vite kemi qenë jashtë sistemit, kështu që edhe ajo shkëputja ka krijuar një boshllëk të madh në aspektin profesional”, tha Hasani.

Kontrollit të vettingut është paraparë t’i nënshtrohen anëtarët e dy këshillave, atij gjyqësor dhe prokurorial, kryetarët e të gjitha gjykatave, kryprokurori i shtetit, kryeprokurorët e prokurorive, si dhe të gjithë kandidatët për këto pozita.

Megjithatë për t’a bërë realitet, pushtetit do t’i duhen ndryshimet kushtetuese, çka në rrethanat aktuale duket e pamundshme.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika