IPK arreston katër policë në Mitrovicë të Jugut për manipulim me prova

Fotografi ilustruese

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “manipulim me prova”.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet e IPK-së kanë zbuluar se më 13 shtator zyrtarët e dyshuar nuk kanë proceduar me rast penal lidhur me një incident të kategorizuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Për më tepër, ata dyshohet se kanë fshehur dhe manipuluar me provat e gjetura në vendin e ngjarjes.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot katër zyrtarë policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “manipulim me prova”.

Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se zyrtarët policorë më 13 shtator 2025 nuk kanë proceduar me rast penal në një rast të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, si dhe dyshohet se kanë fshehur si dhe kanë manipuluar me provat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarve në këtë rast me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës – Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jug edhe suspendimin për katër të dyshuarit të cilët kanë qenë me detyrë në Stacionin Policor në Mitrovicën e Jugut.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika