Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përkatësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim”.
IPK bën të ditur se kishte pranuar informacione nga ankuesja, e cila ka denoncuar rastin, duke pretenduar se zyrtari policor ka kryer veprime të kundërligjshme.
Pas pranimit të informacionit, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë kompetente, kanë ndërmarrë veprime hetimore, pas të cilave i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.