IPK nis hetimet për reagimin policor në Qendrën e Numërimit në Mitrovicën e Jugut

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka pranuar një ankesë lidhur me mënyrën e reagimit të zyrtarëve policorë në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) të votave në Mitrovicën e Jugut.

Sipas komunikatës për media, ankesa është dorëzuar mbrëmjen e djeshme, pas raportimeve se disa zyrtarë policorë mund të kenë ndërmarrë veprime hetimore në QKN pa pasur autorizim nga prokurori kompetent.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar një ankesë dhe informacione dje në orët e mbrëmjes lidhur me reagimin policor në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) të votave në Mitrovicën e Jugut. Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime paraprake hetimore për të verifikuar pretendimet se zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore në QKN pa autorizimin e prokurorit kompetent. Veprimet janë ndërmarrë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së duke pasur parasysh edhe aspektin e pavarësisë operacionale të policisë. Bazuar në veprimet fillestare hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, dyshohet se nga zyrtarët policorë që kanë reaguar dhe kanë hyrë në QKN nuk janë përfillur disa nga procedurat e parapara me Planin Operativ të PK-së të përgatitur për këtë proces zgjedhor. Sidoqoftë, IPK do të ndërmarr edhe veprime të tjera në koordinim të plotë edhe me Prokurorinë e Shtetit duke përfshirë edhe konsultat me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika