IPK për incidentin në Mramor: Polici i përfshirë do të jetë dëshmitar

Dy persona kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke i plagosur dy të dyshuarit. Polici i përfshirë në incident do të jetë dëshmitar, kurse ndaj të plagosurve hapet rast penal

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për rastin e incidentit në fshatin Mramor, ku kishte ndodhur një incident me armë zjarri, në të cilin i përfshirë ishte edhe një zyrtar policor.

IPK njofton se Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që në ketë fazë të hetimit të hapet rast penal ndaj dy qytetarëve të përfshirë në këtë rast, të cilët kishin gjuajtur tri herë me armë zjarri në drejtim të policit.

Kurse, polici i përfshirë, me inicialet SH.E, i cili iu kishte kundërpërgjigjur me 11 gjuajtje atyre, me c’rast edhe i kishte plagosur dy të dyshuarit, sipas IPK-së, do të mbetet në cilësinë e dëshmitarit.

“Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që në ketë fazë të hetimit të hapet rast penal ndaj dy qytetarëve të përfshirë në këtë rast, nën dyshimin për kryrjen e veprave penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, derisa të përmirësohet gjendja shëndetësore e personave të plagosur dhe të njëjtit do të monitorohen nga policia. Ndërsa zyrtari policor Sh.E, në këtë fazë të hetimit mbetet në cilësinë e dëshmitarit dhe rasti do të hetohet nga Policia e Kosovës, në koordinim me hetuesit e IPK-së dhe të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Ilustrim

Për shkak të hetimeve intensive dhe ruajtjes së integritetit të hetimeve, IPK thotë se në ketë fazë të hetimit nuk mund të shpalosen informata të tjera.

IPK ka ftuar qytetarët që kanë informata lidhur me këtë rast të informojnë Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës ose Prokurorinë e Shtetit.

Më 1 maj të këtij viti, ishte raportuar se dy persona kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke i plagosur dy të dyshuarit.

Ndërkaq, në raport thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa në fshatin Mramor është gjetur motoçikleta e të dyshuarve dhe arma e tipit Zoraki pa fishekë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika