IPK rekomandon suspendimin e Komandantit të Policisë në Lipjan dhe tre zyrtarëve të tjerë që kishin trajtuar rastet e Sokol Halilit

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka njoftuar se IPK-ja kishte nisur hetimet paraprake mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit Sokol Haliti për "Dhunë në familje" dhe "Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës" gjersa gjatë rrugës kishte arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se kishte vepra penale të kryera nga ana e zyrtarëve të Stacionit Policor në Lipjan

Inspektorati policor i Kosovës





Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e Komandantit të Stacionit policor të Lipjanit, një rreshteri dhe dy hetuesve, të cilët kishin trajtuar rastet ndaj Sokol Halilit, personi i cili të mërkurën vrau shtatzënën 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së. Dyshohet se katër zyrtarët kanë kryer veprat penale si “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “.

Përmes një njoftimi në Facebook, IPK ka njoftuar se  Inspektorati kishte nisur hetimet paraprake mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që  policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit Halili për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”. Përgjatë procesit, të njëjtit kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor në Lipjan kishte vepra penale të kryera.

“Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar hetim paraprak  mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që  policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit S.H për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”. Këto raste janë trajtuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj, përkatësisht Stacioni Policor Shtime, si dhe  Stacioni Policor Lipjan i cili ka qenë i ngarkuar me zbatimin e Urdhër-mbrojtjes e palës së mbrojtur H.M . Hetuesit e IPK-së, si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, ka elemente të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”’,  thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, theksohet se nga veprimet hetimore, tashmë janë katër të dyshuar. Për të njëjtit IPK-ja ka kërkuar supsendim.

“Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë  të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues) . Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore nga IPK është rekomanduar suspendimi i këtyre zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga  hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë it me Prokurorinë e Shtetit.

Një 35-vjeçare shtatzënë u privua nga jeta më 30 nëntor të këtij viti. Bashkëshorti i saj, Sokol Halili ishte i dyshuar për vrasjen e së ndjerës dhe i njëjti ishte në arrati për 48 orë. Ishte Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili njoftoi se Haliti kishte kryer vetëvrasje.





Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika