Irani dhe fuqitë evropiane raportohet se do të diskutojnë për çështje bërthamore

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, do të zhvillojë një bisedë të përbashkët telefonike me homologët e tij nga Franca, Britania dhe Gjermania më 22 gusht për të diskutuar për bisedimet bërthamore dhe sanksionet, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA.

Tre fuqitë evropiane kanë kërcënuar se do të aktivizojnë sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, në bazë të një mekanizmi për rivendosjen automatike të sanksioneve, nëse Irani nuk kthehet në tavolinën e negociatave për programin e tij bërthamor.

Këto vende, së bashku me Shtetet e Bashkuara argumentojnë se Irani po e përdor programin e tij bërthamor që potencialisht të zhvillojë armë bërthamore.

Irani mohon se synon të ketë armë bërthamore dhe argumenton se programi i tij ka qëllime paqësore.

Teherani pezulloi negociatat me SHBA-në, që synonin frenimin e ambicieve bërthamore të Republikës Islamike, pasi Izraeli dhe SHBA-ja sulmuan ndërtesat bërthamore të Iranit në qershor.

Izraeli dhe Irani zhvilluan luftë 12-ditore, që përfundoi me një armëpushim, pak pasi SHBA-ja përdori armë të fuqishme për të shënjestruar tre objekte bërthamore të Republikës Islamike.

Që atëherë, inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore nuk kanë mundur që të kenë qasje në objektet bërthamore, pavarësisht se shefi i kësaj agjencie, Rafael Grossi, ka theksuar se inspektimet janë thelbësore./REL

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika