Iseni: Kurti i ka bërë më shumë dëm sesa i ka ndihmuar opozitës në Maqedoni

Analisti politik, Xhenur Iseni, për Debat Plus, lidhur me ndikimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet në Maqedonisë së Veriut, ka vlerësuar se pavarësisht mbështetjes ndaj opozitës, ky i fundit i ka shkaktuar më shumë dëme sesa ka ndihmuar. Iseni ka theksuar se besimi i fortë i opozitës tek Kurti i bëri ata të neglizhojnë forcën e BDI-së në terren dhe, si rezultat, ata nuk morën seriozisht situatën

“Kur flasim për këto rezultate paraprake që i shohim tani, them që Albin Kurti iu ka bërë më shumë dëm sesa që iu ka ndihmuar. Pse e them këtë, opozita aq shumë ka besuar në mbështetjen e Kurtit saqë e kishin të sigurt që do të fitojnë dhe e morën me seriozitet të vogël, ose me aspak seriozitet forcën e BDI-së në terren, dhe kjo u pa sot”.

Kështu ka deklaruar analisti Xhenur Iseni në Debat Plus, duke theksuar se pa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, opozita në Maqedoninë e Veriut nuk do të bëheshin bashkë hiç.

“Në çdo tubim elektoral ishin brohoritjet Albin, Albin”, ka shtuar ai.

“Sonte është dëshpërimi më i madh në Maqedoni… Është absurde që 80 mijë të sëmurë të paraqiten për të votuar vetëm para një dite”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika