Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Angazhimi i Shqipërisë në OKB do t’i ndihmojë njohjes së Kosovës

Shqipëria u pranua si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe këtë, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB e ka cilësuar si një ndihmë në çështjen e njohjes së Kosovës

Agim Nesho ka thënë se angazhimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara do t’i shërbejë edhe çështjes së njohjes së Kosovës.

I ftuar në “FIVE”, Ish-amabasdori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka thënë që mundësitë e diplomacisë shqiptare përgjatë kryesimit të saj për një muaj në OKB mund të jenë të mëdha, duke mos përjashtuar edhe njohjen e Kosovës si pjesë të agjendës së saj përgjatë rrugëtimit si kryesuese e OKB-së.

“Ky angazhim do ti shërbente edhe çështjes së rëndësishme të njohjes së Kosovës në OKB, një e drejtë  që i është mohuar në mënyrë të padrejtë nga Rusia”, ka thënë Nesho.

Megjithëse Nesho e cilëson çështjen e njohjes së Kosovës si primare të diplomacisë shqiptare, ai thotë që akoma nuk  ka një strategji të mirëmenduar, nuk ka vullnet politik dhe ka gabime në mënyrën e trajtimit të Ballkanit nën presionin e fuqive ballkanike.

Gjersa ka treguar mbi insistimin e Shqipërisë në këtë çështje dhe njëherësh, presionin e fuqive ballkanike e veçanërisht Serbisë, ai ka thënë se “ky është projekt i Serbisë për të kthyer fuqinë në Ballkanin Perëndimor”.

Nga një qershori, kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do ta ketë Shqipëria. Ky mandat sipas rregulloreve, zgjatë një muaj.

Agim Nesho ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara midis viteve 1996 dhe 2005 dhe gjithashtu, Ambasador në Shtetet e Bashkuara nga 2005 deri në 2006.

Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit në OKB

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika