Ish-Burgu i Prishtinës vend ku UDB-ja i torturonte shqiptarët

Meriman Braha, ish i burgosur politik në vitet e 80-ta rrëfen dhunën dhe torturën fizike e psikologjike që UDB-ja serbe ushtronte mbi shqiptarët e Kosovës. Ai tregon se përkundër që ishin një hap larg vdekjes, asnjëherë nuk e humbën vullnetin dhe dëshirën për Kosovën Republikë

Ilustrim

Kosova Republikë në vitet e 80-ta të kushtonte me rrahje e përdorim të dhunës brutale. Krime që organizoheshin dhe zbatoheshin në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. E nëpërmjet një dere të ngushtë të burgosurit transferoheshin në zyrat e UDB-së serbe, vend nga i cili shërbimi sekret serb shqiptarët i nxirrte të gjakosur e pavetëdije.

“Nga kjo derë e kaltër me grilla nuk ka pasur mundësi mos me kalu një i burgosur politikë. Nuk ka pasur mundësi pa kaluar në dorën e dhunshme të instrumenteve të shtetit Serbisë dhe UDB-së”, tregon ish i burgosuri Braha.

Ashtu siç rrëfen Braha, UDB-ja e kishte sallën e veçantë për tortura. Ajo i ngjasonte një salle të operacioneve të kirurgjisë ku i burgosuri torturohej, mbahej i lidhur, rrihej e eksperimentohej me të. I burgosur politik për shkak të pjesëmarrjes në demonstratat e 81-shit, Braha fillimisht ishte mbajtur në vetmi në një qeli.

“Këtu çdo gjë ka qenë e ndytë, i gjithë muri ka qenë me gjakë, ka qenë i lyer me gjakë. Ka qenë një vend që për tre muaj sa kam qëndruar këtu nuk është pastruar”, ky është përshkrimi për vendin ku ai qëndroi gjatë i torturuar.

Meriman Braha, ish i burgosur

Në rreth 10 metra katrorë, qelia shërbente për qëndrim ditor, ushqim, e po ashtu edhe për nevoja fiziologjike. Tre muaj pas kësaj, Braha u transferua në katin e dytë të burgut famëkeq. Pasi u vendos këtu, ai thotë se lejoheshin edhe për dalje nëpër oborr. Braha në këtë vend kaloi mbi një vit në paraburgim, ndërkaq edhe gjashtë vite tjera i kaloi nëpër burgjet nëpër Kosovë.

Një nga burgjet më famëkeq në hapësirat e ish-Jugosllavisë u ndërtua pas Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq u mbyll më 2016.  Nga e marta, hapësirat e burgut janë të hapura për vizitorë, si dëshmi ku të burgosurit vuajtën dhunën brutale nga aparati shtetëror i Serbisë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika