Ish-dhëndri qëllon me armë familjen e ish-gruas në Tiranë

Sipas raportimeve, dyshohet se një burrë, ish-dhëndër, ka hyrë në banesën e miqve dhe ka qëlluar disa herë me armë ndaj personave që kanë qenë të pranishëm në banesë

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur të mërkurën e 1 marsit në Paskuqan.

Klan News raporton se ish-dhëndri i familjes, 35-vjeçari Ramazan Kutra, ka hyrë në banesën e familjes së ish-bashkëshortes dhe ka qëlluar me breshëri, ndaj të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm në banesë.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se dyshohet për 2 viktima. Gjithashtu, dyshohet se si pasojë e krimit kanë mbetur edhe 3 persona të plagosur.

Dyshohet se një prej personave që ka humbur jetën është ish-vjehrri i autorit të krimit.

Mes viktimave raportohet se është një grua, identiteti i së cilës akoma nuk është bërë i ditur.

Këto janë pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes në Paskuqan, aty ku ish-dhëndri i familjes, Ramazan Kutra qëlloi me breshëri familjarët e ish-gruas së tij. Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është arratisur me një makinë tip “C Class” ngjyrë të zezë.

Gazetarja Glidona Daci raportoi nga vendi i ngjarjes se janë disa automjete policie që kanë shkuar aty pasi ka ndodhur krimi.

Efektivët kanë ngritur disa postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika