Ish-diplomati Arifi: Irani ka sabotuar vazhdimisht interesat amerikane në Lindjen e Mesme

Ish-diplomati Avni Arifi, në një intervistë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.

Ai ka thënë se shumë njohës të situatës në Lindjen e Mesme, kohëve të fundit, ndonëse SHBA dëmtohej nga Irani, Uashingtoni nuk reagonte, dhe kjo ishte e çuditshme për ta.

“E para është për pasurimin e uraniumit… në çdo projekt që kanë pasur SHBA-të atje të paqes, ka qenë Irani që e ka sabotuar,” ka thënë ai, duke shtuar se Izraeli ishte tërhequr nga Gaza në vitin 2005 nën ndikimin e SHBA-ve.

“Tërë atë ndihmë financiare që i ka ardhur në atë kohë për rindërtimin e Gazës nga Arabia Saudite, Emiratet… Hamasi, nën mbikëqyrjen e Iranit, e ka përdorur për ndërtimin e tuneleve dhe blerjen e armatimit për të sulmuar Izraelin.”

“Në Afganistan, në momentin që e ka sulmuar Afganistani, me Karzain i ka vendosur raportet diplomatike dhe i ka financuar grupet Pashtu, të cilët kanë vrarë ushtarë amerikanë.”

“Në Irak, në momentin që kanë hyrë atje, i ka përdorur 70% të të besimit që janë shija, dhe vazhdimisht ka marrë pjesë në goditjen e trupave amerikane. Në Siri e ka financuar Hezbollahun; në Liban, Hezbollahun pra – gjithçka ka bërë Irani për të dëmtuar interesat amerikane,” ka thënë Arifi.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika