Ish-kryeinspektori i AKI-së: Ka tentativë për destabilizim në veri, por është i kufizuar

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, ka thënë se ka tendenca për destabilizim në veri të vendit, por ai destbailizim sipas tij është i kufizuar dhe nuk mund të përhapet në pjesën tjetër të Kosovës, apo në rajon.

Ai foli edhe për djegien e automjeteve dhe kërcënimet tjera në veri, janë shenja kur tentohet destabilizimi, sidomos tash kur po pritet të mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.

“Nuk jam shumë i shqetësuar se do të ndodhë diçka e që nuk mundemi me i dalë zot apo me u ballafaqu”, ka thënë ai.

Tutje ai u shpreh se rreziku kryesor për sigurinë në veri të Kosovës, vjen nga Serbia e cila shtyhet apo ndikohet nga Rusia.

Ai në emisionin “Five”, ka thënë se Rusia e Serbia kanë për qëllim ta destabilizojnë të tërë rajonin e Ballkanit.

“Rreziku kryesor vjen prej strukturave të dirigjuara nga Serbia, strukturave të sigurisë në Serbi. Përmes atyre strukturave është shumë aktiv edhe Rusia, Në ato struktura është shumë aktive Rusia, ndoshta edhe vetë Vuciqi nuk mundet me i dirigju strukturat e veta sic ia dirigjon Moska, Putini”, ka thënë ai.

Ai tha se grupi famëkeq rus, Wagner, ka pasur prezencë edhe në veri të Kosovës, të cilët janë përkrahur direkt nga Rusia.

“Vulini është evidente, prej burimeve të hapura, është s’po them i rektrutuar, por është i ndikuar prej strukturave të sigurisë (Rusisë), bën fotografi me simbole të Vagner. Gashiq ka qenë drejtor i shërbimit inteligjent në Serbi, që e ndërron vendin me Vulinin, këta dy janë të lidhur me Rusinë. Vulini ka pasur vizita të shpeshta me Putinin, kërcënimi vjen prej Serbisë me ndihmën e Rusisë. Ka pasur pjesëtar të grupit Wagner edhe në veri, ata janë privat por realisht dirigjohet nga Putini”, ka thënë ai.

Ai u shpreh se është koha që cështja me Serbinë duhet të zgjidhet, për shkak se sipas tij situata gjeopolitike është duke ndërruar vazhdimisht. Ai tha se momentumi nuk mund të jetë “më i mirë nesër se sot”.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika