Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka folur për angazhimin e tij ndaj Kosovës më 1999.
Clinton në një panel të përbashkët diskutimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tregoi se për angazhimin e tij shumë njerëz kishin menduar se ishte çmendur, transmeton Dukagjini.
“Shumë menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por, unë u thashë; shikoni, ky do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonë ajrore, sepse kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë dhe në fund do të jetë shumë e kushtueshme për serbët të vazhdojnë të luftojnë dhe do të shpëtojmë më shumë jetë në këtë mënyrë”, u shpreh Clinton.
Në linkun më poshtë mund të ndiqni diskutimin e plotë të Clintonit dhe Osmanit.