Ish-zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, ka deklaruar se qeveria në detyrë nuk ka të drejtë ligjore të dërgojë projektbuxhetin për vitin 2026 në Kuvend, duke theksuar se kjo kompetencë i takon vetëm një qeverie të rregullt pas zgjedhjeve.
“Nuk ka të drejtë në bazë të ligjit mbi qeverinë i cili është në fuqi qeveri anë detyrë nuk ka të drejtë të dërgojë buxhetin në Kuvend. Dhe kjo është e paraparë me ligj dhe vetëm qeveri të rregullta pas zgjedhjeve mund të dërgojnë buxhetin në Kuvend”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.
Ai ka shpjeguar se në rast se buxheti nuk miratohet deri më 31 dhjetor, hyn në fuqi neni 24 i ligjit për menaxhimin e financave publike, i cili parasheh tri skenarë.
“Atëherë hyn në fuqi neni 24 i ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësve i cili parasheh tri skenarë të mundshëm që mund të ndodhin pas zgjedhjeve. E para nëqoftëse zgjedhjet janë mbajtur në katër mujorin fundit të viti atëherë buxheti është i hapur deri më 1 mars dhe paguhen 1/12 e buxhetit të vitit 2025”.
“Kjo është varianti i parë që nuk vlen, por varianti i dytë i cili e lë buxhetin e hapur vetëm një muaj domethënë me 1 shkurt buxheti i Kosovës mbyllet dhe të gjitha pagesat mbyllen me përjashtim borxhi publik, pagesat tjera bllokohen dhe janë të parealizume. Dhe kjo e vë në situatë të vështirë Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar tutje ai.
Gashi ka shtuar se, në këtë rrethanë, “një qeveri teknike do të ishte zgjidhja më e mirë” për të menaxhuar procesin deri në zgjedhjet e reja.