Istrefi: Dilema është se kujt i ka besuar Kurti?

Juristi Dibran Isterfi, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të përmbyllet pa përfshirjen Amerikës në këtë proces


Juristi Dibran Isterfi, ka treguar se si ish-kryeministëri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kishte demaskuar procesin e dialogut në Bruksel. Për shkak se Haradinaj ishte përplasur me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Federica Mogherini, për çështjen e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë.

Sipas tij, Mogherini ishte zëvendësuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politike të Jashtme edhe Siguri, Josep Borrell, edhe aktualisht ndërmjetësuesi kryesor në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Progres në drejtimi të Marrëveshjeve ka pasur vetëm kur ka qenë ndërmjetuese britanikja, Catherine Ashton, e cila i shtynte marrëveshjet në atë kohë”, ka deklaruar Istrefi.

Më tej, ai ka vlerësuar se në dialogun në mes të dyja vendeve nuk ka pasur progres pas largimit të Ashton-it, sepse pas ardhjes e Mogherini-t ka pasur vetëm stagnime nga ajo kohë deri me sot.

“Borrell-it, ne nuk jemi duke i besuar asgjë”, ka theksuar Isterfi.

Ndërkohë ai ka ngritur një dilemë ku ka thënë se “Kujt i ka besuar kryeministri Albin Kurti?”.

“I kemi me një anë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një anë të cilët po kërkojnë që t’iu përfillet kërkesat e tyre. Amerikanët kërkuan një shtyrje prej 10 muajsh, por Qeveria shkojë në Bruksel edhe ne e kuptuam se krejt procesi është i destinuar për të dështuar. Pse i besuam?”.

Ai ka sqarua se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të përmbyllet pa përfshirjen Amerikës në këtë proces.


Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika