Istrefi: Pozitë e opozitë duhet të bëhen bashkë për rastin Dehari, t’i vendoset pikë këtij rasti

Dibran Istrefi në përballje me zëvendësministrin e drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se parti në pushtet dhe partitë opozitare duhet të gjejnë një marrëveshje dhe të dhënë kontributin e tyre sa ma shpejt në zbardhjen e rastit Dehari

Dibran Istrefi, RTV Dukagjini

Gazetari Dibran Istrefi, në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka kërkuar nga partia në pushtet dhe partitë që janë në opozitë, të bëjnë një pakt dhe të gjejnë një formë për të zgjidhur rastin e Astrit Deharit.

Sipas Istrefit, drejtësia në rastin Dehari është “vrarë’, duke theksuar se ndjen keqardhje që flet ende për këtë rast edhe pas disa viteve dhe nuk ka një zgjidhje.

“…mendoj që vërtetë ju (Qeveria) dhe opozita duheni të bëni një pakt dhe të gjeni një formë dhe të angazhoni një organizatë të jashtme që t’i vendoset pikë këtij rasti. Sepse për momentin qysh është, drejtësia është e vrarë… Më vjen keq që po flas ende për këtë rast”, ka thënë Istrefi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika