Itali: Sulmohet me gurë autobusi, vdes shoferi

Ka vdekur shoferi i një autobusi që po transportonte tifozë të një ekipi italian të basketbollit pasi u sulmuan me gurë nga tifozë të një ekipi rivalë.

Tifozët e Pistoia Basket po udhëtonin në autostradën pranë qytetit të Rieti, në verilindje të Romës, kur tifozët e SRS Sebastiani Rieti filluan të hidhnin objekte e gurë në drejtim të tyre, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Tifozët e Pistoia me qendër në Toskanë po ktheheshin nga një ndeshje midis dy ekipeve të nivelit të dytë, të cilën ekipi i tyre e kishte fituar.

Një gur i madh u përplas në xhamin e përparmë dhe goditi njërin nga dy shoferët në kokë. Raffaele Marianella, 65 vjeç, ishte ulur përpara, por nuk po ngiste në kohën e sulmit. Ai më vonë vdiq nga plagët e marra.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se sulmi ishte “një akt i papranueshëm dhe i çmendur dhune”.

Ajo shprehu ngushëllimet e saj familjes së viktimës dhe tha se ata që janë përgjegjës do të nxirren para drejtësisë.

Një hetim policor është duke u zhvilluar për të gjetur autorët.

Ministri i Sportit i Italisë, Andrea Abodi, e përshkroi sulmin si një sulm tronditës të kryer nga kriminelë që janë shndërruar në vrasës dhe që nuk mund të quhen kurrë tifozë.

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika