Italia e Kosova nënshkruajnë planin bilateral të bashkëpunimit në mbrojtje

Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar takimi bilateral me delegacionin e Forcave të Armatosura të Italisë, në kuadër të planifikimit vjetor të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit, palët finalizuan dhe nënshkruan Planin Bilateral Vjetor për vitin 2026, dokument i cili përcakton aktivitetet, prioritetet dhe fushat e angazhimit të përbashkët për vitin e ardhshëm, njofton Dukagjini.

Plani është nënshkruar nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti dhe përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Italiane, kapiten marine Manuel Verdini.

Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni italian zhvilloi një takim kortezie me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit aktual si dhe objektivat e përbashkëta për periudhën në vijim.

Të dy delegacionet riafirmuan vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë zhvillimin e kapaciteteve ushtarake dhe shkëmbimet profesionale ndërmjet personelit.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika