Iu gjetën para të falsifikuara, arrestohen dy shtetas shqiptarë në Vërmicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë nën dyshimin për përdorim të parasë së falsifikuar.

Sipas njoftimit zyrtar, më 7, dy të dyshuarit kishin kryer një furnizim me derivate në një pikë karburanti dhe kishin paguar shumën prej 50 eurosh në kartëmonedha nga 10 euro. Gjatë kontrollit të pagesës, punonjësit e pikës së karburantit kishin vërejtur se katër prej kartëmonedhave ishin të falsifikuara.

“Me datën 07.08.2025 Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)– Prishtinë kanë arritur që të sigurojnë informata/prova se dy të dyshuarit meshkuj shtetas të Shqipërisë në një pikë të derivateve janë furnizuar me derivate, dhe kanë kryer pagesë në vlerë prej 50 (pesëdhjetë) euro nga të cilat të gjitha në monedha nga 10 (dhjetë) euro.

Pas pranimit të pagesës është vënë re se nga kartëmonedhat e ofruara 4 (katër) prej tyre janë të falsifikuara.

Lidhur me rastin informacionet e shpejta dhe efikase janë ofruar nga zyrtarë të Nësisë për Mbështetje të Trafikut Rrugor, informacione të cilat kanë ndihmuar në koordinimin e njësive relevante policore, ku edhe si rezultat të dyshuarit janë ndaluar dhe arrestuar në Pikën Kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë– Prizren.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve po ashtu janë hasur edhe 780 (shtatëqind e tetëdhjetë) euro tjera (të gjitha kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara).

Të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me prokurorin e rastit njëri nga të dyshuarit i cili ka kryer veprën Falsifikim i parasë është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari tjetër me urdhër verbal nga prokurori është liruar ne procedurë te rregullt”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Të fundit nga rubrika