Menjëherë pas shpalljes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, tensionet janë rindezur me akuza të ndërsjella mes palëve.
Izraeli ka akuzuar Iranin se ka lëshuar raketa drejt territorit të tij, duke thënë se armëpushimi është shkelur.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka deklaruar se i ka dhënë urdhër ushtrisë që të kundërpërgjigjen fuqishëm.
“Kam urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit të ndërmarrin sulme intensive kundër objektivave të regjimit iranian në zemër të Teheranit”, thuhet në deklaratën e tij.
Ndërkohë, ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, një figurë e ekstremit të djathtë dhe aleat i kryeministrit Netanyahu, ka shkruar në rrjetin “X”: “Teherani do të dridhet”.
Nga ana tjetër, media shtetërore iraniane ka mohuar kategorikisht se Irani ka lëshuar raketa pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, raporton BBC.
Autoritetet në Teheran nuk kanë konfirmuar ndonjë sulm të tillë dhe nuk kanë reaguar më tej ndaj kërcënimeve të Izraelit.