Izraeli e akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit

Në ushtrinë izraelite kanë njoftuar të martën se janë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani, dy orë pasi armëpushimi i shpallur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hyrë në fuqi, raporton AP.

Sipas saj, sistemet e mbrojtjes ajrore janë “në funksion për të ndërprerë kërcënimin”, teksa qytetarëve u është kërkuar të futen në strehimore dhe të qëndrojnë aty deri në njoftimin e radhës.

Detajet mbi sulmin e raportuar me raketa mbeten ende të paqarta, kurse nuk ka konfirmim nga ana e Iranit për këtë sulm.

Ky zhvillim ka ndodhur pasi zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se e kanë pranuar armëpushimin.

Më herët, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragchi, ka thënë se vendi i tij do të ndalojë sulmet me kushtin që Izraeli të veprojë njësoj.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika