Izraeli forcon kontrollin mbi Bregun Perëndimor para vizitës së Netanjahut në SHBA

Para vizitës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu në Uashington këtë javë, Izraeli ka marrë një sërë masash për të zgjeruar kontrollin e tij mbi Bregun Perëndimor të pushtuar.

Të dielën, kabineti i sigurisë izraelit miratoi masa që i japin shtetit fuqira të zgjeruara zbatimi dhe mundësinë për të blerë toka për zgjerimin e vendbanimeve hebraike.

Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, e përshkroi këtë si një ndryshim “thelbësor të realitetit ligjor dhe civil” në Bregun Perëndimor, territori që sipas Kombeve të Bashkuara është i rezervuar për një shtet të ardhshëm palestinez.

Masat përfshijnë zgjerimin e kontrollit izraelit në Zonat A dhe B të Bregut Perëndimor, të cilat sipas Marrëveshjeve të Oslo-s janë nën kontroll të sigurisë palestineze dhe përbëjnë rreth 40% të territorit, raporton CNN.

Izraeli gjithashtu do të rivendosë Komitetin për Blerjen e Tokave, që i lejon shtetit të blejë toka në Bregun Perëndimor për zgjerimin e vendbanimeve. Një tjetër masë i jep administratës civile dhe pakicës së vogël hebraike në qytetin e Hebronit fuqira ndërtimi dhe menaxhimi, duke lejuar zgjerimin e vendbanimit pa konsultim me komunën palestineze të Hebronit.

Kabineti miratoi gjithashtu masa që do të lehtësojnë blerjen e tokave nga kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor, duke synuar zgjerimin e aktivitetit të vendbanimeve dhe konsolidimin e pranisë së popullsisë hebraike.

Smotrich, i cili ka pohuar hapur se synon të eliminojë idenë e një shteti palestinez, deklaroi se “Po normalizojmë jetën në territore, duke hequr barrierat burokratike, duke luftuar për tokën dhe duke thelluar praninë tonë në gjithë Tokën e Izraelit.”

“Do të vazhdojmë të shuajmë idenë e shtetit palestinez”, shtoi ai.

Autoriteti Palestinez (PA) e dënoi këtë vendim, duke e cilësuar si “vazhdim i luftës gjithëpërfshirëse të qeverisë së pushtimit kundër popullit palestinez dhe një përshkallëzim i paprecedentë që synon prani dhe të drejta historike të palestinezëve në të gjitha tokat e tyre.”

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, tha se vendimet e Izraelit “konfirmojnë programin kolonial që synon të gllabërojë të gjitha tokat palestineze dhe të zhvendosë popullsinë autoktone.”

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor nga Jordania në luftën e vitit 1967 dhe filloi vendosjen e vendbanimeve hebraike, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe nga shumica e komunitetit ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara e konsiderojnë Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor si territore të pushtuara, të cilat palestinezët i kërkojnë për një shtet të ardhshëm.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika