Izraeli goditi radarët iranianë, por “u përmbajt nga sulme tjera” pas telefonatës me Trumpin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se ushtria e tij ka kryer një sulm të fuqishëm ndaj Iranit, vetëm pak orë para një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas zyrës së Netanyahut, Izraeli goditi një rrjet radarësh pranë Teheranit në përgjigje të disa sulmeve raketore iraniane drejt territorit izraelit, të kryera pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Irani qëlloi një raketë në orën 07:06 dhe dy të tjera në orën 10:25, sipas kohës lokale, ndërsa Izraeli tani iu është përmbajtur sulmeve të mëtejshme pas bisedës me Trumpin, raporton BBC.

Në telefonatën e zhvilluar, Trump shprehu vlerësimin e tij për Izraelin dhe besimin në qëndrueshmërinë e armëpushimit, duke theksuar se Izraeli kishte arritur qëllimet e tij në luftë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika