Izraeli mirëpret përfshirjen e SHBA-së në konflikt

Izraeli, që nisi sulmet ndaj Iranit më 13 qershor, ka mirëpritur përfshirjen e SHBA-së në konflikt.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmet paraqes një moment historik që mund ta çojnë Lindjen e Mesme drejt paqes.

“Urime president Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të goditur objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e jashtëzakonshme dhe të drejtë të SHBA-së do ta ndryshojë historinë”, tha Netanyahu përmes një video-adresimi.

Izraeli ka thënë se dëshiron që të mos e lejojë Iranin që të ketë armë bërthamore.

Ndryshe, Presidenti Trump tha se qëllimi i sulmeve amerikane është shkatërrimi i kapaciteteve të Iranit që të pasurojë uranium dhe që Republika Islamike të mos paraqesë më kërcënim bërthamor.

Udhëheqësi amerikan pretendoi se të tri objektet bërthamore të goditura nga bombarduesit amerikanë janë shkatërruar tërësisht.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika