Izraeli mohon se ka synuar vrasjen e Khameneit gjatë konfliktit me Iranin

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përpjekje për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, gjatë 12 ditëve të konfliktit të fundit midis dy vendeve.

“Nëse Khamenei do të kishte qenë në shënjestër tonë, do ta kishim eliminuar,” tha Katz në një intervistë për Channel 13, e transmetuar sot.

Komentet e tij vijnë pas spekulimeve të përhapura në media dhe analizave ndërkombëtare mbi shënjestrat e operacionit izraelit “Rising Lion”, i cili synoi objekte ushtarake dhe infrastruktura strategjike iraniane. Megjithatë, Katz theksoi se në asnjë moment nuk ka ekzistuar një mundësi reale për të goditur Khamenein gjatë operacionit, por shtoi se, nëse një mundësi e tillë do të ishte paraqitur, “ne do ta kishim vrarë atë”.

Deklarata ka të ngjarë të thellojë më tej tensionet mes dy vendeve, në një kohë kur armëpushimi i arritur së fundmi vazhdon të jetë i brishtë dhe retorika publike mbetet e ashpër./Euronews.al

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika