Izraeli ka shënjestruar dy zona pranë qytetit të Bushehrit në Iran, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke u bazuar në burime lokale.
Lajmi është transmetuar edhe nga BBC.
Në të njëjtën kohë, agjencia tjetër iraniane Mehr njoftoi se mbrojtja ajrore është aktivizuar në disa lokacione në qytetin Yazd, në pjesën qendrore të Iranit.
Provinca e Bushehrit është e njohur për centralin bërthamor që ndodhet atje. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi një ditë më parë se goditja e këtij centrali do të mund të shkaktonte “lirimin e madh të materialeve radioaktive”.
Deri më tani, ushtria izraelite nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar për këto sulme.